Ministri i Jashtëm turk vizitë dy-ditore në Greqi, e nis turin nga Trakia, ja kur do të takohet me Dendias dhe Mitsotakis

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşolulu do të zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore në Traki të Greqisë. Mësohet se vizita është parashikuar që të nisë ditën e diel.

Deri para disa orësh, në axhendën e vizitës së Tsavousoglut, ishte mundësia që ministri i Jashtëm turk të shkonte në Kretë dhe të takohej me Kyriakos Mitsotakis dhe Nikos Dendias në ishull. Por siç duket planet kanë ndryshuar dhe Mevlüt Çavuşolulu do të fillojë udhëtimin e tij nga Trakia, duke dashur të sinjalizojë interesin e fortë të Ankarasë për pakicën myslimane.

Vizita e Tsavousoglou në Traki cilësohet si “private” dhe sipas të dhënave të deritanishme, delegacioni turk nuk pritet të shoqërohet nga një anëtar i qeverisë greke. Të Dielën në mbrëmje, kreu i diplomacisë turke do të jetë në Athinë, i ftuar nga Nikos Dendias. Sipas orarit, Ministri i Jashtëm grek do të shtrojë një darkë në nder të homologut të tij turk.

Ndërkohë që të hënën, 31 maj, në ditën e dytë të vizitës së Mevlüt Çavuşolulu në Greqi, janë planifikuar bisedime zyrtare midis dy ministrave të jashtëm. Gjatë qëndrimit të tij në Greqi, Mevlut Tsavousoglou pritet të takohet edhe me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *