Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës: Putin do të mbajë peng botën e lirë, do të mbrojmë shtëpinë tonë

14:42 22/02/2022

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov akuzon Presidentin rus Vladimir Putin se dëshiron të ringjallë Bashkimin Sovjetik dhe se po mban peng botën e lirë.

Në një letër drejtuar forcave të armatosura të Kievit, Reznikov tha se vendimi i Moskës për të njohur dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore tregon se Kremlini ka bërë një hap tjetër drejt ringjalljes së bllokut.

Zgjedhja jonë është shumë e thjeshtë – të mbrojmë Ukrainën, shtëpinë dhe të afërmit tanë. Asgjë nuk ka ndryshuar për ne“, shkroi Reznikov.

Njohja nga Moska e zonave separatiste ukrainase në rajonin e Donbasit përfaqëson një “shkelje të papranueshme” të sovranitetit të Kievit. Kështu deklaroi Kryeministri italian Mario Draghi. Ai bëri të ditur se  mbetet në kontakt të vazhdueshëm me aleatët për të gjetur një zgjidhje paqësore të krizës dhe për të shmangur atë që ai e quajti një luftë në zemër të Europës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts