Ministri i Shëndetësisë e konfirmon: Asnjë rast me variantin Omicron në Kosovë

Nga të gjitha mostrat e dërguara në Gjermani, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv në variantin Omicron të Covid-19. Këtë e ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Rifat Latifi.

“Do të ishte fatkeqësi e madhe nëse i lirojmë ne masat tërësisht dhe mendojmë se ne s’kemi Omicron këtu dhe s’kemi sëmundje të Covidit”, thotë Latifi.

“Nga mostrat e dërguara me 20 dhjetori ne nuk e kemi asnjë Omicron. Ky është lajm që unë e kam marrë sot pasdite”, theksoi Latifi për RTK’në.

Latifi foli edhe për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.

“Unë mendoj se ministri Vitia pavarësisht në cilën qëveri ka qenë, Kurti 1 apo Kurti 2, Ministria e Shëndetësisë dhe Kosova kanë bërë më të mundshmën që kanë mund ta bjënë me mjetet që i kanë pasur afër vetës”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *