
13:49 25/06/2021
Ministri i Shëndetësisë në Angli, Matt Hancock, është kapur mat nga kamerat e sigurisë teksa është puthur me ndihmësen e tij. Mediat në Angli kanë publikuar foto të ministrit duke u puthur në ambientet e punës dhe shkruajnë se posti i tij tani është në rrezik.

Në fotot e publikuara nga The Sun, shihet momenti kur ai në një nga korridoret e ministrisë shkëmben puthje në buzë me ndihmësen e tij, Gina Coladangelo.
Më tej shtohet se prej kohësh flitej për një lidhje të fshehtë mes tyre, por askush nuk e kishte pranuar dhe nuk kishte prova për të vërtetuar këtë gjë. Por pas publikimit të fotove, gjithçka është konfirmuar, por sërish si ministri dhe ndihmësja e tij nuk kanë pranuar të komentojnë.

Mediat shkruajnë se Hancock njihej prej kohësh me ndihmësen, pasi kishin studiuar bashkë në Oksford.
Ministri është i martuar dhe ka tre fëmijë, por ashtu dhe Coladangelo është nënë e tre fëmijëve./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al