Ministri i Ukrainës: Rusia përpiqet të frikësojë Perëndimin me paralajmërimin e Luftës së Tretë Botërore

08:59 26/04/2022

Pas komenteve të Lavrov se rreziku për përdorimin e armëve bërthamore është real, ka reaguar dhe ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Ky i fundit ka shkruar në Twitter se deklaratat e fundit të Lavrovit ishin një tregues se Rusia ka humbur shpresën e saj të fundit për të frikësuar botën që të mos mbështesë Ukrainën.

“Kështu flitet për një rrezik ‘real’ të Luftës së Tretë Botërore. Kjo do të thotë se Moska ndjen humbjen në Ukrainë. Prandaj, bota duhet të dyfishojë mbështetjen e Ukrainës në mënyrë që ne të mbizotërojmë dhe të ruajmë sigurinë evropiane dhe globale“, shkroi Kuleba në Twitter.

Kujtojmë se disa ditë pas fillimit të pushtimit në Ukrainë më 24 Shkurt, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi forcat e tij bërthamore të ishin në gatishmëri.

SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s kanë deklaruar se nuk duan ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake në Ukrainë për të shmangur rreziqet e një Lufte të Tretë Botërore./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts