Ministri izraelit i Mbrojtjes: Jemi të gatshëm ta godasim Iranin

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, ka deklaruar se janë të gatshëm të godasin Iranin dhe se Teherani krahas vendit të tyre është kërcënim edhe për Lindjen e Mesme dhe botën.

Në një intervistë për gazetën Yediot Aharonot, ministri Gantz foli lidhur me tensionin në rritje në ditët e fundit mes Tel Avivit dhe Teheranit.

Duke iu referuar sulmit të 29 korrikut që shënjestroi anijen e një kompanie izraelite, Ganzt tha se, “Irani është një problem rajonal dhe ndërkombëtar. Ditën e premte, bota ishte dëshmitare e këtij shembulli. Kjo mund t’i ndodhë gjithkujt”.

I pyetur nëse “Izraeli është i gatshëm të godasë Iranin”, ministri Gantz u përgjigj “po”.

Ndër të tjera, Gantz tha se presidenti i tetë i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili sot pas betimit do të fillojë zyrtarisht detyrën, mund të shtyjë qeverinë e Teheranit drejt politikave më ekstremiste rajonale dhe të sigurisë.

Anija e emëruar “M/T Mercer Street” e kompanisë detare “Zodiac Maritime” me qendër në Britani, pronar i së cilës është biznesmeni izraelit, Eyal Ofer, më 29 korrik u sulmua në Oqeanin Indian teksa udhëtonte nga Tanzania drejt Emirateve të Bashkuara Arabe ku si pasojë humbën jetën dy pjesëtarë të ekuipazhit.

Qeveria e Tel Avivit pretendoi se pas sulmit qëndron Teherani, ndërkohë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh, refuzoi këtë pretendim.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *