Ministri Mete takohet me përfaqësues të BB, zbardhen diskutimet

ministri mete takohet me perfaqesues te bb zbardhen diskutimet
ministri mete takohet me perfaqesues te bb zbardhen diskutimet

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi bashkëpunimin mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Bankës Botërore.

Palët biseduan mbi mbështetjen që Banka Botërore po i jep institucioneve shqiptare në drejtim të mbrojtjes sociale, me fokus avancimin e reformës së skemës së sigurimeve shoqërore, si edhe analizimin e skemës së ndihmës ekonomike dhe programet e aftësimit dhe nxitjes së punësimit.

Ministri Mete vlerësoi mbështetjen dhe ekspertizën e Bankës Botërore sa i përket fushave që lidhen me mbrojtjen sociale, si edhe projekteve në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik.

Palët vlerësuan rëndësinë e avancimit të dialogut, si edhe analizimit të komponentëve të mbrojtjes sociale, ku Banka Botërore shprehu gadishmërinë për të ofruar asistencën e saj.

Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts