Ministri Peleshi video-konferencë me efektivët shqiptarë në misionet paqeruajtëse në botë

ministri peleshi video konference me efektivet shqiptare ne misionet paqeruajtese ne bote
ministri peleshi video konference me efektivet shqiptare ne misionet paqeruajtese ne bote

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Arben Kingji zhvilluan një bisedë online me efektivët shqiptarë që kontribuojnë në misionet tona jashtë vendit.
Teksa i uroi për festat e fundvitit, Ministri i Mbrojtjes shprehu vlerësimet për këtë pjesë të Forcave të Armatosura që bën krenarë të gjithë shqiptarët.

“Ju jeni pjesa më e ekspozuar në angazhimet tona ndërkombëtare. Na bëni krenarë, sepse i jepni një dimension tjetër angazhimit tonë, jo vetëm në mbrojtje e sigurisë kombëtare, por edhe në eksportin e paqes e sigurisë në mbrojtjen kolektive. Kjo na bën jo vetëm përfitues nga anëtarësia në këtë aleancë të madhe, por edhe kontributorë, ndonëse Shqipëria është një vend i vogël, me kapacitete modeste, por gjithnjë në rritje dhe të modernizuara. Ndaj ne duam ta tregojmë veten dhe të japim kontributin tonë si në operacionet e NATO-s, Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Forcat shumëkombëshe ushtarake, por edhe humanitare dhe mbrojtjes civile, siç kemi qenë vitin e fundit në mbështetje të vendeve të rajonit”, -u shpreh ministri Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes tha se Shqipëria përfaqësohet në 8 misione jashtë vendit: nga Iraku, Sudani i Jugut, Egjipti, Letonia, Bullgaria, Bosnja dhe Kosova, ku është edhe prezanca më e madhe në dy lokacione. Peleshi foli për konfliktet që janë shtuar sot në rjone të ndryshme të globit, por edhe në rajon. Ndaj ai inkurajoi veçanërisht efektivët që shërbejnë në misionin e KFOR në Kosovë, që të kontribuojnë me zell, por edhe me vetpërmbajtje, në mënyrë që të mos bien preh e provokimeve dhe situatave që mund të krijohen. “Urojmë që konfliktet e ndezura të shkojnë drejt shuarjes. Duket se do të jetë një konflikt i gjatë në Ukrainë. Shpresojmë që të ketë një adresim sa më të shpejtë në krahun e së mirës, me fitoren e Ukrainës. Urojmë që ky të jetë një vit i mbarë dhe i qetë për Kosovën dhe për rajonin e Ballkanin Perëndimor”, -u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Peleshi foli edhe për planet dhe objektivat e mbrojtjes për vitin që vjen. “Pas pak javësh do të fillojë operacionet baza taktike ajrore e Kuçovës që është një bazë e NATO-s. Po punojmë që të fusim në planet e mbështetjes së NATO-s, me modelin e Kuçovës edhe ndërtimin e një porti pranë portit të ri në Porto Romano, një porti ushtarak që do ta bënte vendim me dy infrastruktura të rëndësishme të NATO-S, për stërvitje, mbështetje taktike apo dislokime në rast nevoje, operacionesh drejt krahut lindor të NATO-s. Shqipëria është e vendosur të luajë rolin e saj në rajon, në krahun e Perëndimit. Ne kemi vetëm një agjendë dhe ai është integrimi euroatlantik”, theksoi Peleshi.

Nga ana e tij edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjenealmajor Arben Kingji shprehu vlerësimet maksimale për efektivët që shërbejnë në misionet paqeruajtëse jashtë vendit, duke theksuar se në këto ditë festash vigjilenca duhet të jetë më e madhe.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts