Ministri Umerov thirrje meshkujve ukrainas që jetojnë jashtë vendit të bashkohen me ushtrinë

ministri umerov thirrje meshkujve ukrainas qe jetojne jashte vendit te bashkohen me ushtrine

ministri umerov thirrje meshkujve ukrainas qe jetojne jashte vendit te bashkohen me ushtrine

18:06 21/12/2023

Meshkujve ukrainas që i përkasin moshave nga 25 deri në 60 vjeç që jetojnë jashtë Ukrainës do të ju kërkohet që të paraqiten për shërbimin ushtarak. Lajmin e bëri me dije ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov.

Duket sikur ai e bëri këtë thirrje më shumë si “ftesë”, por nga ana tjetër tha se kushdo që nuk e respektonte, do të sanksionohej.

Ndërkohë, Presidenti Zelensky tha për gazetarët se nevojiteshin 450,000-500,000 ushtarë të rinj, por arritja e kësaj ishte një çështje mjaft e ndjeshme. Kjo ka ardhur pasi duket se kundërofensiva e fundit e Ukrainës ka ngecur.

Kievi është përballur gjithashtu me pengesa në ndihma, me republikanët amerikanë që bllokuan një paketë ushtarake prej 61 miliardë Dollarësh dhe Hungaria ndaloi një marrëveshje financiare të BE-së me vlerë 50 miliardë Euro.

Në një analizë të bërë nga agjencia e statistikave të BE-së Eurostat në Nëntor, BBC Ukrainian zbuloi se rreth 768,000 burra ukrainas të moshës 18-64 vjeç ishin larguar nga vendi vetëm për në BE që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë.

Shifra nuk përfshin qytetarët që jetojnë jashtë BE-së, ose ata që banojnë diku jashtë vendit që para Shkurtit 2022./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts