Ministria britanike e Mbrojtjes: Pritet intensifikimi i sulmeve ajrore ruse në Ukrainë

08:58 09/04/2022

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka deklaruar se pritet që të shtohen sulmet ajrore të Rusisë në jug dhe në lindje të Ukrainës.

“Forcat e Moskës po vazhdojnë të godasin civilët ukrainas, si ata që u vranë në sulmin me raketa të së premtes në stacionin hekurudhor në Kramatorsk”, thotë Ministria britanike.

Operacionet ruse janë përqëndruar në rajonin lindor të Donbas dhe në qytetet jugore të Mariupol dhe Mykolaiv.

Por kanë hasur në rezistencën e forcave ukrainase që nuk i lejojnë të krijojnë lidhjen midis Krimesë dhe rajonit të Donbas. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.