Ministria e Arsimit shtyu nisjen e vitit të ri shkollor, reagon PD: Nuk bën gjë tjetër veçse krijon hendeqe te tjera për nxënësit










Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Orjola Pampuri, ka reaguar pas vendimit të ministrisë së Arsimit për shtyrjen e nisjes së vitit të ri shkollor.

oriola pampuri

Në një postim në rrjetet sociale, Pampuri thotë se shtyrja e nisjes së vitit shkollor nuk ndihmon në boshllëqet dhe mangësitë që ka krijuar viti i kaluar.

Kjo shtyrje “ne vetvete nuk bën gjë tjetër veçse krijon hendeqe te tjera per nxenesit, sa i përket njohurive për vitin e ardhshëm mësimor”, thekson Pampuri.

POSTIMI I PLOTE

Shtyrja e vitit shkollor dëshmon se Ministria e Ç’arsimit ka dështuar me mësimin online dhe mësuesit ndihmës per familjet me femijet me aftësi te kufizuar.

Boshllëqet nga dështimi i mësimit online dhe mangësitë në mësues ndihmës nuk mund të zgjidhen duke shtyrë datën e nisjes së procesit mësimor, e cila ne vetvete nuk bën gjë tjetër veçse krijon hendeqe te tjera per nxenesit, sa i përket njohurive për vitin e ardhshëm mësimor.

I gjithë ky ç’organizim vjen pikërisht nga paaftësia për të menaxhuar situatën përballë pandemisë, si me mësimin online, ashtu edhe me mësuesit ndihmës.

Detyra e qeverisë ishte të bënte mësim plotësues gjatë verës, kur infektimet ishin të pakta.

Ndërsa shtyrja e tanishme e mësimit do të ketë efekte zinxhir për mësimdhënien, për familjet, në kushtet e rritjes së kurbës së infektimeve në vjeshtë.

Asnjë mësim nuk nxorrën nga viti i shkuar, përkundrazi, vijojnë të veprojnë pa plan, duke lënë në mëshirë të fatit nxënësit dhe mësuesit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *