Ministria e Mbrojtjes përditësim mbi situatën e reshjeve: Ndalon qarkullimi për mjetet e rënda në Elbasan-Qafë Thanë, ja cilat janë qarqet më problematike

ministria e mbrojtjes perditesim mbi situaten e reshjeve ndalon qarkullimi per mjetet e renda ne elbasan qafe thane ja cilat jane qarqet me problematike
ministria e mbrojtjes perditesim mbi situaten e reshjeve ndalon qarkullimi per mjetet e renda ne elbasan qafe thane ja cilat jane qarqet me problematike

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se situata e krijuar në vend nga reshjet e dendura ditën e sotme është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha strukturave shtetërore.

Sipas njoftimit grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet deri në zonat më të thella për të qenë pranë çdo banori, veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë, ku reshjet e borës dhe shiut kanë krijuar problematika.

Po ashtu mësohet se në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të reshjeve të borës.

Njoftimi i plotë:

Situata e krijuar nga moti i keq në të gjithë vendin është në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha strukturave shtetërore. Grupet e punës në terren vijojnë ndërhyrjet deri në zonat më të thella për të qenë pranë çdo banori, veçanërisht në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë, ku reshjet e borës dhe shiut kanë krijuar problematika.Në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të reshjeve të borës.
Përsërsim thirrjen për të gjithë qytetarët të kufizojnë lëvizjet e panevojshme në këtë situatë dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave vendore në rast nevoje!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts