Ministria ruse e Mbrojtjes bën bilancin e humbjeve nga lufta: Rreth 500 trupa ruse të vrarë!

Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë bilancin e humbjeve të luftës gjatë pushtimit të Ukrainës. Sipas raporteve të mediave ruse, thuhet se 498 ushtarë rusë janë vrarë dhe 1,597 janë plagosur deri më tani.

Ndërkohë që Kievi pretendon për më shumë të vrarë nga pala armike, 5,840 trupa ruse. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar beson se forcat e Moskës kanë pësuar humbje të mëdha.

Më herët shërbimet e urgjencës të Ukrainës thanë se më shumë se 2,000 civilë dhe 10 personel të shërbimeve të urgjencës ishin vrarë deri më tani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.