Ministrja australiane për Punë të Brendshme: Tenisti serb nuk po mbahet rob

Novak Djokovic nuk është duke u mbajtur rob në Australi, ka thënë të premten ministrja australiane për Punë të Brendshme, Karen Andrews, teksa ai përballet me dëbim për shkak të rregulloreve për koronavirus.

“Ai është i lirë të largohet kurdo që dëshiron”, ka thënë Andrews. Tenisti serb vazhdon të jetë në qendrën e ndalimit për migrantë në Melbërn, pasi i është mohuar hyrja të mërkurën në Australi. Seanca për apelin e tij do të mbahet të hënën, një javë para se të nisë turneu, Australian Open.
Djokovic, kampion i 20 titujve Grad Slam, ka fituar në tri edicionet e fundit të Australian Open.

Tenisti ka folur vazhdimisht kundër vaksinimit kundër koronavirusit, mirëpo nuk e ka bërë të ditur kurrë statusin e tij të imunizimit. Ai ka siguruar një përjashtim mjekësor nga dy panele mjekësore të organizatës që drejton turneun e tenisit dhe shteti i Viktorias. Njoftimi se Novak Djokovic ka siguruar një përjashtim dhe se do të niset drejt Melbërnit, është pritur me zemërim nga disa australianë, të cilët kanë qenë shumë të kufizuar prej kur ka shpërthyer pandemia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.