Ministrja e Jashtme gjermane: Kemi prova të krimeve masive të luftës në Ukrainë! E rëndësishme të sigurojmë fakte dhe gjykata do të vendosë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Barbock ka deklaruar se ka prova të krimeve të luftës në Ukrainë.

“Ne kemi indikacione masive të krimeve të luftës. Në fund është gjykata që do të vendosë, për ne është thelbësore që të sigurojmë të gjitha provat”, ka thënë ajo.

Ministrja e Jashtme gjermane ka dhënë deklaratën për mediat, para takimit që u njoftua ditën e sotme me ministrat e europianë në Luksemburg.

“Si qeveri federale gjermane ne  e kemi bërë të qartë se do të ketë heqje të plotë të lëndëve djegëse, duke filluar nga qymyri, nafta dhe më pas gazi, në mënyrë që kjo të zbatohet në një vijë me Bashkimin Europian”, ka thënë më tej ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.