Ministrja e jashtme suedeze: Kosova dhe Serbia duhet ta kenë prioritet dialogun

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është rruga para për të dyja palët. Deklarata në fjalë erdhi pas takimit që pati me Përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Linde përmes një postimi në Twitter ka thënë se të dyja vendet si Kosova ashtu edhe Serbia duhet ta kenë prioritet dialogun.

“NjĂ« diskutim i mirĂ« me pĂ«rfaqĂ«suesin special tĂ« BE-sĂ«, Mirosllav Lajçak, pĂ«r dialogun Beograd-PrishtinĂ« tĂ« ndihmuar nga BE-ja. Normalizimi i marrĂ«dhĂ«nieve KosovĂ«-Serbi Ă«shtĂ« rruga para. Dy shtetet duhet ta bĂ«jnĂ« prioritet dialogun”, ka shkruar Ann Linde.

Lidhur me këtë takim ka folur edhe diplomati sllovak, Miroslav Lajçak i cili tha se së bashku me ministren suedeze Linde, diskutuan për nevojën e forcimit të besueshmërisë së BE-së në rajon, si dhe rolin e dialogut dhe rëndësinë e OSBE-së që luan në terren.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *