Ministrja e Shëndetësisë publikon shifrat: Ja sa qytetarë u vaksinuan sot. Që nga fillimi i fushatës janë…



Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në “Twitter”, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, në të gjithë territorin e vendit janë vaksinuar 7.386 qytetarë.

vaksinimi

Po ashtu ministrja thekson se nga fillimi i fushatës së vaksinimit, përfshirë pra, edhe mësuesit, të moshuarit e mjekët, janë vaksinuar plot 192.882 qytetarë.

Kujtojmë që prej një jave në të gjithë vendin ka nisur vaksinimi masiv i popullsisë. Ndërkohë, prej dy ditësh po vaksinohen uniformat blu dhe gazetarët e terrenit bashkë me operatorët.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *