Ministrja franceze, nën hetim për pandeminë

Former Health Minister Agnes Buzyn who resigned in mid-February 2020 at the start of the Covid-19 epidemic, arrives at the Court of Justice of the Republic (CJR), and could face charges over her handling of the Covid-19 crisis, in Paris on September 10, 2021. (Photo by Lucas BARIOULET / AFP)

19:40 11/09/2021

Ish Ministrja franceze e shëndetësisë Agnès Buzyn është vendosur nën hetime në lidhje me menaxhimin e situtës pandemike.

Prokurorët janë në ndjekje të dështimit të qeverisë duke investiguar kështu Agnès Buzyn me akuzën ‘’rrezikimin e jetëve të njerëzve’’.

Buzyn la postin në Shkurt të 2020 për të kandiduar për kryetare bashkie në Paris, duke u shprehur se risku ndaj Covid ishte i ulët. Më vonë ajo foli për një valë të lartë infektimesh e cila po afrohej. Kjo është hera e parë që një ministre përballet ligjërisht për mënyrën sesi i është përgjigjur situatës pandemike.

Gjykata speciale e krijuar në 1993 për investigimin ligjor të qeveritarëve të akuzuar për shpërdorim detyre, do të vendosë për fatin e saj.

Një nga akuzat kundrejt është “dështimin në menaxhimin e fatkeqësisë”, shkruan gazeta franceze ‘Le monde.’

Në seancë e zhvilluar në gjykatë të premten, 58-vjeçarja tha se kërkonte mundësinë për t’u shpjeguar dhe për të tregur të vërtetën, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Ajo gjithashtu tha se “Unë nuk do të lejoj që puna e Qeverisë dhe e imja të zhvlerësohet kur ne bëm kaq shumë për të përgatitur vendin për një krizë shëndetësore globale’’.

Byzan mori postin e Ministres në Maj të 2017 dhe dha dorëheqjen pak ditë pasi rastet e para me Covid ishin konfirmuar në Francë.

Ajo humbi kandidaturën bashkiake vitin e kaluar kundrejt Anne Hidalgo, dhe më pas iu bashkangjit kabinetit të OBSH./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com