Ministrja gjermane: Shpresoj për vendime drejt njohjes reciproke më 13 maj/ Kurti: Dialogu nuk ecën nëse Vuçiç nuk distancohet nga Milosheviçi e Putini

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, gjatë vizitës së saj në Kosovë, është pritur nga kryeministri Albin Kurti.

Në një paraqitje para mediave pas takimit, Lambrecht ka thënë se stabiliteti në Ballkanin Perëndimorë është shumë i rëndësishëm.

Ajo tha se Gjermania i ofron mbështetje Kosovës edhe në aspektin ushtarak.

“Unë kam siguruar palën kosovare se ne qëndrojmë krah Kosovës edhe sa i përket mbështetjes ushtarake. Ne jemi të angazhuar në kuadër të KFOR-it dhe do të vazhdojmë angazhimin tonë edhe më tej”, u shpreh ministrja gjermane.

Lambrecht shpreson se do të ketë vendime të mira në Bruksel dhe Gjermania do të njohë dokumentet e Kosovës.

“Ne do t’ju qëndrojmë përkrah në rrugën e procesit të anëtarësimit të Kosovës si një vend partner mbështetës, dhe këtu duhet të bëhet e qartë se cilët hapa janë të qartë të ndërmerren në procesin e përafrimit në dialog dhe shpresoj të marrë një dinamikë të re dhe shpresoj që do të ketë vendime të mira më 13 maj në Bruksel. Hapat e parë do të mund të ishin edhe vendimet për njohjen reciproke të dokumenteve në këtë aspekt dhe do të ishte një sinjal i mirë”, tha ajo.

Ndërkohë, kryeministri Kurti ka deklaruar se procesi i dialogut nuk mund të ecë përpara derisa presidenti serb Aleksandar Vuçiç të distancohet nga Milosheviçi e Putini.

“Dialogu duhet të rezultojë me marrëveshje por njohja duhet të jetë në qendër të tij. Nuk them që njohja duhet të jetë i vetmi element i marrëveshjes, por njohja duhet të jetë në qendër. Do të ketë edhe elemente tjera, por ato elemente nuk kanë kuptim pa njohjen… Ne duhet të ecim përpara, e për të ecur përpara presidenti i Serbisë duhet të distancohet nga Milosheviçi e Putini. Kërkesa për kompromise në kushtet kur Vuçiçi asnjëherë nuk distancohet nga Molosheviçi e Putini nuk është kërkesë për zgjidhje”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.