Ministrja Spiropali takon zv.kryetarin e Komunës së Preshevës: Thellim bashkëpunimit për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi





240961261_10161138888212926_5728615600584748806_n

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u takua me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare dhe zv.Kryetar i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.

Gjatë bisedës, Ministrja thotë se e ka garantuar Mustafën se “mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe lartësimi i identitetit kombëtar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është dhe do të jetë përparësi e qeverisë shqiptare”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali thotë se në takim është diskutuar edhe “mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Serbi, por edhe të mbështetjes për avancimin e të drejtave ekonomike dhe zhvillimin e Luginës”.

POSTIMI I PLOTE I MINISTRES SPIROPALI

Bisedë miqësore dhe angazhuese me z.Ragmi Mustafa, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare dhe zv.Kryetar i Komunës së Preshevës.

Si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, i garantova z.Mustafa se mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe lartësimi i identitetit kombëtar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është dhe do të jetë përparësi e qeverisë shqiptare, Kuvendit të Shqipërisë, dhe kujdes i posaçëm i kryeministrit Rama.

Z. Mustafa theksoi rëndësinë e vijimit me projektin e suksesshëm të teksteve mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës, duke garantuar në një kohë të afërt mbështetje dhe tekste të tjera falas në gjuhën amë për nxënësit e shkollave në Preshëve, Bujanoc e Medvegjë.

Diskutuam mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Serbi, por edhe të mbështetjes për avancimin e të drejtave ekonomike dhe zhvillimin e Luginës.

241039955_10161138888437926_5004619293637702293_n

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *