Ministrja Xhaçka në sesionin e 76 të OKB-së: Krenare për përkushtimin e Shqipërisë ndaj paqes dhe multilateralizmit





Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në hapjen e takimeve të nivelit të lartë të sesionit të 76 të OKB, në Nju Jork, në të cilin këtë të martë mori pjesë Presidenti i SHBA, Joe Biden.

xhacka

Në postimin e saj në Facebook, Ministrja Xhaçka u shpreh krenare për përkushtimin që Shqipëria ka treguar ndaj multilateralizmit dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve.

“Në ditën ndërkombëtare të paqes, nisën në Nju Jork takimet e nivelit të lartë të Sesionit të 76 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së 🇺🇳.  Krenare për përkushtimin e Shqipërisë ndaj multilateralizmit dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve. Mirëpresim bashkëpunimin me të gjithë vendet partnere për të çuar më tej kauzën e paqes në botë.”

Shqipëria tanimë si anëtare jo e përkohshme e KS ka si prioritet të saj kontribuuimin në ruajtjen e paqes, duke adresuar sfidat globale nëpërmjet zgjidhjes paqësore të konflikteve dhe ndërmjetësimit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *