Minutat e tmerrit/ Momenti kur i riu afgan i kapur në rrotën e avionit filmon veten dhe turmën (VIDEO)

Qytetarët afganë po përdorin çdo formë për t’u larguar nga vend ii tyre, pas ardhjes së talebanëve në pushtet. Për ditë të tëra ne kemi parë aeroporte të mbushura nga qytetarët, që prisnin me dëshpërim avionin e tyre për të ikur.

Së fundmi, në rrjete sociale është duke qarkulluar një video ku shfaqet një i ri duke filmuar veten dhe afganë të tjerë.

Ata kishin hipur në pjesën e rrotave të avionit dhe mbaheshin me forcë në strukturat e hekurta. Video shfaq momentet kur avioni nis të fitojë shpejtësinë dhe ngjitet për në qiell.

Kujtojmë se në aeroportin e Kabulit, që është dhe ai kryesori ku po bëhet kalimi i talebanëve drejt vendeve të tjera, ka pasur situata të trazuara. Madje janë regjistruar dhe viktima, 2 prej të cilëve, ranë nga avioni që ndodhej në ajër dhe humbën jetë në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *