Miqësoret me Kilin dhe Suedinë, njihuni me programin mediatiko-stërvitor të Kombëtares

miqesoret me kilin dhe suedine njihuni me programin mediatiko stervitor te kombetares
miqesoret me kilin dhe suedine njihuni me programin mediatiko stervitor te kombetares

Kombëtarja shqiptare nis të hënën grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit, sfidë që do të luhet më 22 mars në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, duke nisur nga ora 20:45 dhe Suedisë, takim që do të zhvillohet në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm më 25 mars, në ora 19:00.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë dhe nga e hëna e 18 marsit do të nisin stërvitjet në ambientet e ‘Shtëpisë e Futbollit’. Grupi pritet të kompletohet ditën e hënë, pasi të gjithë futbollistët e thirrur të kenë përfunduar impenjimet me ekipet respektive.

Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këto dy ndeshje miqësore, që konsiderohen si mjaft të rëndësishme për skuadrën, në kuadër të përgatitjeve për finalet e Europianit “Gjermani 2024”.

Të gjitha oraret dhe aktivitetet janë të përcaktuara sipas axhendës paraprake, ndërkohë që si zakonisht ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.

E hënë, 18 mars 2024

  • Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA (për t’u përcaktuar)
  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:15

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 19 mars 2024

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:15

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 20 mars 2024

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:15

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E enjte, 21 mars 2024

  • Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Ennio Tardini”, ora 18:30.
  • Stërvitja zyrtare në stadiumin “Ennio Tardini”, ora 19:15.

E premte, 22 mars 2024

  • SHQIPËRI – KILI, ORA 20:45, në stadiumin “Ennio Tardini”, Parma, Itali

E shtunë, 23 mars 2024

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 11:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E diel, 24 mars 2024

  • Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Friends Arena”, në ora 17:15
  • Stërvitja zyrtare në stadiumin “Friends Arena”, Stokholm, Suedi në ora 18:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E hënë, 25 mars 2024

  • SUEDI – SHQIPËRI, ORA 19:00, në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm, Suedi.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts