Miqësorja ndaj Lihtenshtejnit, trajneri Silvinjo dërgon 5 futbollistë në tribunë

miqesorja ndaj lihtenshtejnit trajneri silvinjo dergon 5 futbolliste ne tribune
































Trajneri Silvinjo ka vendosur që sot të ketë të gatshëm për ndeshjen miqësore ndaj Lihtenshtejnit vetëm 22 futbollistë. Tekniku, duke parë edhe impenjimet e fundit të disa futbollistëve me klubet e tyre apo testimet që do të bënte, ka zgjedhur që të çojë në tribunë 5 lojtarë, siç u konfirmua edhe nga FSHF pak minuta para fillimit të ndeshjes.

bandicam 2024-06-03 19-46-02-880

NJOFTIMI I FSHF

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të ketë 22 lojtarë në stol për këtë sfidë, ndërsa pesë prej tyre do të jenë në tribunë dhe do nuk do të aktivizohen.

Bëhet fjalë për futbollistët Berat Gjimshiti, Taulant Seferi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani dhe Simon Simoni, të cilët janë lënë pushim për këtë sfidë si zgjedhje teknike e trajnerit të Kombëtares.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts