Miratimi i pr/ligjit për legalizimin e kanabisit, reagon Vasili: DEA kërkon ndihmën e qytetarëve për sinjalizimin e drogës, ndërsa trafikantët e ulur në qeveri…

miratimi i pr ligjit per legalizimin e kanabisit reagon vasili dea kerkon ndihmen e qytetareve per sinjalizimin e droges ndersa trafikantet e ulur ne qeveri
miratimi i pr ligjit per legalizimin e kanabisit reagon vasili dea kerkon ndihmen e qytetareve per sinjalizimin e droges ndersa trafikantet e ulur ne qeveri

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për miratimin e projektligjit për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili ka shkruar se DEA i bën thirrje publike qytetarë për sinjalizimin e dogës, ndërsa trafikantët e ulur në qeveri miratojnë legalizimin e kanabisit.

Më tej i është drejtuar deputetëve që do të votojnë në Kuvend, duke i quajtur si bashkëpjesëmarrës në krim.

Postimi i plotë:

Deputetet qe do ta votojne ne Kuvend legalizimin e kanabisit bashkepjesmarres ne krim!
Legalizimi i kanabisit eshte dorezimi perfundimtar i qeverise Rama ne duart e trafikanteve dhe krimit te organizuar.
Shqiperia prej vitesh konsiderohet nderkombetarisht si Kolumbi e Europes dhe nderkohe qeveria e faqezinjve te rilindjes guxon dhe legalizon narkokrimin dhe mbjelljen masive te kanabisit.

Ky veprim vulosi hapur se ky kryeminister dhe kjo qeveri jane peng i trafikanteve.
Sebepi i perdorur per legalizimin gjoja per qellime mjeksore eshte kaq i trashe dhe kaq qesharak.
Perdorimi mjeksor i kanabisit eshte eksperimental, por edhe si eksperiment eshte kaq shume i kufizuar dhe i palegalizuar ne forme protokollesh mjeksore te konsoliduara.
Vlera dhe pesha e kanabisit ne trajtimin mjeksor te patologjive ne nivel boteror eshte praktikisht zero dhe asgje serioze ne planin shkencor nuk ka konsoliduar ndonje rol te vecante te tij.
Shqiperia ne mjeksi ka mungesa themelore bazike ndersa persa i takon fuqive eksperimentale ato thuajse nuk ekzistojne.
Apo edhe ekspermentimin shkencor mjeksor do ta kryejne trafikantet e droges, qe drejtojne de facto qeverine, sepse Rama me te gjithe kukullat e tij jane vetem de jure.
Pra qeveria qe fshihet pas ketij justifikimi qesharak do te thote qarte se i eshte dorezuar koke e kembe narkotrafikut.
E turpshme qe lajmi jepet nga Ministria e Shendetesise qe perdor fytyren publike te nje institucioni, qe duhet te mbroje shendetin ne te kundert e promovon dhe legalizon drogen dhe shkaterrimin e shendetit.
Shqiperia sot eshte nen kontrollin e narkotrafikut aq sa qe DEA amerikane beri thirrjen publike:
“Agjencia e SHBA-së Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në ËhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov”.
Ky legazimi i kanabisit u krye sepse trafikantet i dhane urdher Edi Rames qe ta bente sepse gjithe kanabisi kriminal i mbjelle masivisht ne gjithe vendin prej tyre duhet te shitet.
Nderkohe qe i kane hapur droges kufijte, portet, kalimet toksore e gjithshka hapi i fundit ishte legalizimi i kanabisit.
Edi Rama ky mashtrues serial qe dje e kundershtonte dje me ze dhe figure e legalizon kanabisin sot!
Dhe pikerisht sot kur situata eshte bere kaq e rende sa qe DEA kekon ndihmen e qytetareve te Shqiperise trafikantet e ulur ne qeveri miratojne legalizimin.
Do te ishte faqe e zeze per ata deputete qe do ta votojne legazimin e kanabisit ne Kuvendin e Shqiperise.
Keta deputete me voten pro te tyre do te shnderrohen ne kriminele politike autore te shkaterrimit te Shqiperise, te shendetit, te brezave te rinj dhe te shperberjes perfundimtare te vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts