
08:58 04/11/2021
Miratimi i vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës 5-11 vjeç nga SHBA është i nevojshëm. Kështu shprehen ekspertët amerikane, të cilët shpjegojnë se me përhapjen e variantit Delta shumë fëmijë janë infektuar dhe kanë ndikuar në përhapjen me të gjerë të Covid.
[embedded content][embedded content]
Në SHBA janë 28 milionë fëmijë mes moshës 5-11 dhe për këtë arsye lind nevoja për frenim të transmetimit të virusit.
Por siguria është ajo që intereson të gjithë më tepër. Kërkuesit e Universitetit të Bostonit shprehen se vaksina Pfizer është e sigurt dhe provokon një përgjigje imunitare të fortë tek kjo grupmoshë, e ngjashme me moshën 16-25 me efikasitet 90.7%.
Paraprakisht vaksina u testua në 3 mijë fëmijë dhe në asnjë rast nuk u evidentua asnjë efekt anësor i rëndë. Ndërkohë që vaksina për të vegjlit nga 5-11 vjeç do të jetë 1/3 e dozës së plotë që marrin të rriturit, që sipas studimeve është më se e mjaftueshme.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al