Komisioni Zgjedhor në PD zhvilloi sot pasdite shortin për renditjen e katër kandidatëve në fletën e votimit për zgjedhjet e 13 qershorit.
Gazetari i “Panorama” Mariglen Kume mëson se kryetari në detyrë i PD-së Lulzim Basha do të mbajë numrin 4 në fletë.
Në praninë edhe të përfaqësuesve të kandidatëve, që u bënë pjesë e shortit, renditja në fletën e votimit është si më poshtë:
- Fatbardh Kadilli
- Edith Harxhi
- Agron Shehaj
- Lulzim Basha
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al