Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar këtë të martë, 29 qershor, lejen për Teatrin e Ri Kombëtar.
Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, duke publikuar dhe disa foto të projektit.
Në postimin e tij, Veliaj thotë se me Teatrin e ri do të ketë “0 kulla në territor”.
Kujtojmë që shembja e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar shkaktoi një valë protestash, gjatë të cilave pati edhe përplasje mes protestuesve dhe forcave policore.
Postimi i Erion Veliaj
KKT e Qeverisë Shqiptare sapo miratoi lejen për Teatrin e Ri Kombëtar të Bashkia Tiranë nga Bjarke Ingels (BIG) 👍🎭
📌 AUDITORIUM 635 vende
📌 BLACK BOX i vogël 150 vende
📌 BLACK BOX i madh 350 vende
📌 AUDITORIUM në taracë 500 vende
🅿️ 2 kate parkim
0️⃣ kulla në territor
Ecim para!
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al