Miratohet me 73 vota pro dhe 42 kundër ligji për “Bashkëqeverisjen”, unanimitet i plotë për kontratën me Pfizer dhe konventën me Izraelin








Parlamenti ka miratuar mes debatesh të shumta, me 73 vota pro dhe 42 kundër, ligjin për krijimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

parlamenti

Gjithashtu janë miratuar me unanimitet të plotë akti normativ për marrëveshjen me kompaninë Pfizer, si dhe ratifikimi i konventës të arritur nëpërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Izraelit.

Akti normativ  “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik”, u miratua me 112 vota pro dhe 2 abstenim.

Edhe pse ka ngjalluar debate të mëdha në Kuvend, në seancën e sotme është miratuar edhe projektligji për bashkëqeverisjen. Për këtë projektligj kanë votuar pro 73 deputetë. Ndërkohë 42 deputetë kanë qenë kundër.

Ndërkohë që projektligj “Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat”, u miratuan me 113 vota pro dhe një abstenim.

Një tjetër projektligj i miratuar sot në Kuvend me 114 vota pro dhe asnjë kundër është, projektligji “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar) Roterdam, 30.01.2017”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *