Miratohet rregullorja, zgjidhet sekretari i Komisionit Hetimor të zgjedhjeve! Debat për vendosjen e orarit dhe ditës për mbledhjen e radhës








Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ka miratuar me të gjitha votat pro rregulloren për funksionimin e këtij organi parlamentar. Me propozim të mazhorancës dhe me votat e thuajse të gjithë anëtarëve, sekretar i komisionit është zgjedhur Klevis Xhoxhi.

komisionihetimor

Por Komisioni nuk ka arritur të gjejë një dakordësi për ditën e zhvillimit të mbledhjes së ardhshme. Mazhoranca propozon që mbledhjet të zhvillohen pasdite në orën 17:00 duke marrë parasysh axhendën e ngjeshur të Kuvendit.

Ndërsa për ditën nuk është vendosur, por do të propozohet në ditët në vijim. Kjo duket se nuk ka gjetur dakordësinë e anëtarit të LSI-së, deputetit Petrit Vasili i cili deklaroi se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Tonin Gogu: Propozojmë Klevis Xhoxhin sekretar të komisionit.

Enkelejd Alibeaj: Klevis Xhoxhi, të gjithë pro, emërohet sekretar i komisionit

Xhemal Qefalia: Kundër, bie në kundërshtim me atë që miratuam, nëse e konsiderojjmë si mbledhje të parë.

Enkelejd Alibeaj: Ky është një vijim i mbledhjes së parë, ju jeni deputet i vjetër dhe i dini më mirë këto rregulla.

Blerina Gjylameti: Duke qenë se jemi në një periudhë të shqyrtimit të buxhetit në Kuvend, mbledhjet e komisioneve që shqyrtojnë buxhetin fillon në mëngjes dhe vijon deri pasdite në orën 16:00. Propozojmë orën 17:00 për mbledhjen e komisionit hetimor.

Enkelejd Alibeaj: Si orar i mbledhjeve eventuale të komisionit të jetë 17:00 për shkak se kuvendi dhe komisionet janë të ngarkuara. Deri në 14 nëntor që do miratohet plan ii hetimit, mbledhjet do jenë vetëm shpalosje të kërkesave për marrje të dhënash. Gogu, cila do ishte dita e parë që dhe juve të paraqisni kërkesat për të marrë të dhënat.

Petrit Vasili: Kjo do mblidhet të premten në orën 17:00?

Enkelejd Alibeaj: Orari është caktuar, tani duam ditën.

Tonin Gogu: Propozimi ynë do ishte që në zbatim të vendimi që morëm për orën, në lidhje me ditën të konsultohemi me kalendarin e Kuvendit dhe tjua komunikojmë, përveç të shtunës dhe të dielës.

Petrit Vasili: Gjëra të tilla nuk kanë ndodhur ndonjëherë. E lëmë këtë historinë e orës se është muhabet kot. Të kemi vetëm një vend orientimi. Ne nuk kemi se çfarë të mblidhemi kur kemi orën por jo datën. Leje tani se është muhabet kot.

Enkelejd Alibeaj: Të biem dakord me fleksibilitet për të shtunë dhe të dielë dhe ora në parim është ajo që tha Gjylameti. Në konsultim me zv.kryetarin të caktojmë ditën dhe orën, të njoftuar 48 orë më parë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *