Miratohet trajtimi i ri për COVID-19 në Britani

22:50 23/08/2021

Britania e Madhe ka miratuar ilaçin që parandalon infeksionin dhe trajtimin spitalor nga koronavirusi.

“Regeneron”, një firmë në Nju Jork, përdor një kombinim të dy antitrupave monoklonalë të prodhuar në laborator të cilat imitojnë antitrupat natyrorë të prodhuar nga trupi dhe sulmojnë virusin.

Këto antitrupa janë proteina të sistemit imunitar dhe testimet tregojnë se ilaçi përmirëson rezistencën e pacientëve me COVID-19, parandalon infeksionin dhe zvogëlon nevojën për trajtim spitalor.

Gjithashtu, ilaçi administrohet me injeksion ose me infuzion intravenoz.

Një studim i bërë në spitalet britanike zbuloi se trajtimi shpëtoi jetën e shumë prej atyre që nuk kishin antitrupa. Individë të tillë përbënin rreth një të tretën e rreth 10 mijë pacientëve që janë testuar për këtë trajtim të ri.

Megjithatë, trajtimi është shumë i shtrenjtë dhe ka të ngjarë të rezervohet për ata që rrezikojnë më shumë të sëmuren rëndë nga koronavirusi.

Nga ana tjetër, edhe kompania AstraZeneca po teston një trajtim me antitrupa. Të dhënat e kompanisë paraqesin se nga testimet e bëra trajtimi e ka ulur rrezikun tek personat që shfaqin simptoma të COVID-19 deri në 77%. Krahas vaksinave anti-covid, testimet e këtyre trajtimeve po i japin shpresa personave që kanë reagim të dobët ndaj imunizimit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *