“Mirë BE nuk i integron delet tona, por e tepërt të mos e bëjmë me njëri-tjetrin”- Rama pas marrëveshjes me Kurtin: Ky është burim humori me Albinin!









Gjatë takimit të përbashkët të përfaqësuesve të bizneseve të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli mbi marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave veterinare dhe fito-sanitare.

edi rama1

Kreu i qeverisë nuk e kurseu humorin duke u shprehur se është e tepërt që të mos integrojmë delet e njëri-tjetrit, ndërkohë që BE nuk na i integron.

Më në fund njohja e ndërsjelltë e certifikatave veterinare dhe fito-sanitare. Mirë problemi që kemi me BE-në që nuk na i integron delet tona, por që ne mos integrojmë delet e njëri-tjetrit? Dhe për të çuar delet nga Shqipëria në Kosovë, apo Kosova në Shqipëri të kemi të njëjtin problemi siç kemi për të çuar në BE kjo është pak si e tepër. Natyrisht është edhe një burim humori me Albinin. Por është një humor nga e keqja, por tani e kemi hequr nga rruga. Me njohjen e ndërsjelltë të certifikatave veterinare të gjitha produktet shtazore do jene me regjim të liberalizuar. Nëse e merr në Kosovë certifikatën ajo do jetë e vlefshme edhe në Shqipëri”, tha Rama.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.