“Mirë se erdhe Putin”- Pheniani mirëpret udhëheqësin rus me bujë, teksa lideri rus bën vizitën e parë në 24 vjet në Korenë e Veriut

mire se erdhe putin pheniani mirepret udheheqesin rus me buje teksa lideri rus ben viziten e pare ne 24 vjet ne korene e veriut

































Mijëra koreano-veriorë duke brohoritur “Mirë se erdhe Putin” u rreshtuan në bulevardet e gjera të Phenianit duke valëvitur flamujt e Rusisë dhe Koresë së Veriut dhe buqeta me lule të mërkurën, ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin nisi vizitën e tij të parë në Korenë e Veriut në 24 vjet.

putin Kim Jong Un

Putini u prit me bujë të madhe për një ceremoni mirëseardhjeje me homologun e tij Kim Jong Un në sheshin Kim Il Sung në zemër të kryeqytetit të Koresë së Veriut, ku ushtarët, personeli ushtarak dhe fëmijët që mbanin tullumbace brohoritën në sfondin e portreteve të mëdha të të dy udhëheqësve.

Putin dhe Kim prezantuan delegacionet e tyre dhe qëndruan së bashku teksa luhej himni kombëtar rus përpara se të dy liderët të hipnin krah për krah në një limuzinë të hapur ndërsa buzëqeshnin dhe përshëndesnin me dorë turmën.

Presidenti rus zbarkoi në Korenë e Veriut në orët e para të së mërkurës me orën lokale për një vizitë të rrallë, duke paralajmëruar thellimin miqësisë mes Moskës me Phenianin përballë armiqësisë së përbashkët ndaj Perëndimit dhe shqetësimeve ndërkombëtare për bashkëpunimin e tyre ushtarak në rritje.

Qeveri të shumta e kanë akuzuar Phenianin për furnizim me armë Moskës për luftën e saj në Ukrainë, një akuzë që të dyja vendet e kanë mohuar, pavarësisht dëshmive të rëndësishme të transfertave të tilla.

Dy udhëheqësit pritet të nënshkruajnë një marrëveshje të re partneriteti strategjik në një sinjal të zymtë të zgjerimit të marrëdhënieve të tyre.

Udhëtimi shënon gjithashtu një nxitje të rëndësishme për Kim, i cili mbetet i izoluar në skenën botërore për shkak të programit të tij të armëve të paligjshme dhe nuk ka pritur një lider tjetër botëror në kryeqytetin e tij që nga pandemia.

Marrëdhëniet në lulëzim mes dy vendeve kanë ngjallur shqetësim si në Seul ashtu edhe në Uashington, jo vetëm për transferimet e armëve të Koresë së Veriut në Rusi, por edhe perspektivën që Moska të transferojë teknologjinë e saj superiore ushtarake për të ndihmuar programin e armëve të sanksionuar rëndë të Phenianit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts