Mirel Josa drejt largimit nga pankina e Kukësit, ja prapaskenat






Nuk po merr ende zgjidhje çështja e trajnerit, pasi është duke u pritur një takim midis Mirel Josës dhe drejtuesve për të sqaruar të ardhmen e teknikut, i cili është në kontratë edhe për sezonin e ardhshëm. Është shtyrë sërish për një ditë takimi midis palëve, pasi paraprakisht ishte pritur që ditën e djeshme do të uleshin në tryezë dhe të ndanin “shapin nga sheqeri”.

Mirel Josa

Edhe pse burimet pohojnë se paraprakisht palët janë larg vazhdimit të një bashkëpunimi. Megjithatë, mbeten për t’u ndarë ende disa gjëra, të cilat kanë të bëjnë me kontratën. Fillimisht, klubi do t’i kërkojë teknikut titullin kampion dhe mund t’ia vërë si kusht për këtë sezon, ndërsa nga ana tjetër edhe vetë Josa ka kërkesat e tij.

Kryesisht, këto kërkesa lidhen me skuadrën që do të ketë në dispozicion dhe klimën pozitive në klub. Madje, kjo e fundit shihet si shumë vendimtare për trajnerin, duke qenë se gjatë kësaj periudhe ajo nuk ka qenë aspak e mirë, me lojtarët që patën probleme me rrogat dhe disa që u larguan ende pa mbyllur sezonin. Gjasat janë që Josa të mbyllë këtu aventurën te Kukësi.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *