“Mirënjohje dhe ndjesë”, Muriqi i jep lamtumirën Lacios me një mesazh special për tifozët








Vedat Muriqi është prezantuar sot zyrtarisht si një futbollist i klubit të Majorkës dhe do të vazhdojë karrierën e tij në radhën e klubit të la Liga. Sulmuesi i Kosovës transferohet pas një eksperience jo edhe aq të suksesshëm në radhët e Lacios, ku shkoi me shumë bujë në verën e vitit 2020 por nuk arriti të tregonte vlerat e tij.

SS Lazio v Parma Calcio 1913 - Serie A Vedat Muriqi of SS Lazio during the Serie A match between SS Lazio and Parma Calc

Lojtari tashmë do të provojë fatin në kampionatin spanjoll por gjithsesi ka dashur që të largohet me një mesazh për tifozët lacialë. Një mesazh ku ai ka falënderuar për mikpritjen në Itali këtë vit e gjysmë, por edhe ka kërkuar ndjesë që nuk tregoi maksimumin e tij.

“Për të gjithë tifozët e vërtetë lacialë, të cilët më kanë mbështetur dhe gjithmonë kanë besuar te unë, më vjen keq që nuk ia dola të tregoja veten time dhe të shpaguaja besimin që më keni dhënë. Unë dhe familja ime ju jemi mirënjohës që na bëtë të ndjehemi në shtëpi këtu në Romë. Ju uroj sukseset më të mira”, shkruante Muriqi në postimin e tij në rrjetet sociale.

muriqi

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.