“Mishërim i një njeriu të madh”/ Ambasadorja Yuri Kim mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan: Ia kushtoi jetën shërbimit të vendit








Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan Colin Powell. Në një postim në Twitter, diplomatja Kim shkruan se Powell ishte mishërimi i një amerikani të madh që ia kushtoi jetën e tij shërbimit të vendit dhe të të tjerëve.

colinpowell-yurikim

Më tej Kim shkruan se çfarëdo sfide që dilte përpara, Powell do i jepte këshillat më të mira Presidentit që ta çonte kombin drejt një zgjidhjeje.

Duke kujtuar kohën që ka punuar në sekretarinë e tij, Kim thotë se Powell pavarësisht angazhimeve që kishte, ai gjente kohën për t’i dhënë nxitje atyre që e rrethonin.

Postimi i ambasadores Yuri Kim:

Colin Powell ishte mishërimi i një amerikani të madh, një njeriu që ia kushtoi jetën shërbimit të vendit tonë dhe inkurajimit të të tjerëve që të bëjnë të njëjtën gjë. Çfarëdo sfide që kishte, të cilat ishin të shumta, ai u përpoq t’i jepte Presidentit këshillën e tij më të mirë dhe ta çonte kombin drejt një zgjidhjeje. Unë kisha privilegjin të punoja për të në sekretarinë e tij dhe pashë nga afër se si ai i dha të gjitha. Dhe aq i zënë sa ishte, ai gjithmonë gjente kohë për t’i dhënë një nxitje të vogël atyre që e rrethonin, për të na kujtuar nderin dhe përgjegjësinë e veçantë të shërbimit publik. U prehtë në paqe!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *