Misionet e huaja i bëjnë thirrje talebanëve për armëpushim

21:30 19/07/2021

Delegacioni i qeverisë afgane do të përshpejtojnë negociatat e paqes ndërsa luftimet zhvillohen në vend

Pesëmbëdhjetë misione diplomatike dhe përfaqësuesit e NATO-s në Kabul janë bashkuar për të nxitur talebanët që t’i japin fund ofensivave ushtarake në të gjithë Afganistanin, pasi takimi në Doha nuk arriti asnjë marrëveshje për armëpushim.

Delegacionet nga qeveria afgane dhe talibanët thanë në një deklaratë të përbashkët se do të takohen përsëri dhe do të planifikojnë të shpejtojnë negociatat e paqes. Negociatorët nga palët rivale, kanë deklaruar se të dy palët u angazhuan të vazhdojnë negociatat në një nivel të lartë derisa të arrihet një zgjidhje.

15 misionet dhe përfaqësuesit e NATO-s u shprehën gjithashtu se këtë Kurban Bajram talibanët duhet të hedhin armët dhe t’i tregojnë botës përkushtimin e tyre në procesin e paqes. Deklarata e përbashkët u mbështet nga Australia, Kanada, Republika Çeke, Danimarka, delegacioni i Bashkimit Evropian, Finlanda, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Korea, Hollanda, Spanja, Suedia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Për muaj me radhë, të dy palët janë takuar në Katar, por kanë arritur pak sukses të dukshëm. Diskutimet duket se kanë humbur vrullin pasi luftëtarët talebanë kanë bërë përparime. Ndërsa forcat e huaja tërhiqen nga Afganistani pas gati 20 vjetësh, luftëtarët talebanë po fitojnë gjithnjë e më shumë terren nëpër qytete në provincat veriore dhe perëndimore, duke detyruar ushtarët të dorëzohen dhe civilët të largohen.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *