“Misioni vazhdon me Lulzim Bashën”- Deputeti i Fierit: Ata që u gëzuan për rezultatin, duan të marrin drejtimin e partisë, por…



Lulzim Basha-111Deputeti i qarkut të Fierit, Luan Baçi ka dalë në mbrojtje të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas tij në qarkun e Fierit PD mori rezultat inkurajues ku rikuperoi dy mandate më shumë se viti 2017. Në mesazhin e tij, Baçi shkruan se Qeveria Rama përdori të gjitha mënyrat për të blerë votat.

Ai shprehet se misioni i PD vazhdon me Lulzim Bashën dhe se ata që u gëzuan sipas tij për rezultatin janë ata që duan të marrin drejtimin e partisë.

“Rezultati ne Qarkun Fier, ishte inkurajues, me rikuperim te ndjeshem, dy mandate me shume nga 2017!

Zgjedhjet mbaruan, zgjidhje nuk ka! Zgjidhje nuk ka, se zgjedhjet u vodhen perseri, i filluan përgatitjen dy vjet para! Administrata nen presion!

Drejtuesit e korruptuar rilindas, vune shtetin ne shërbim te pushtetit! Punësime te shumta te pa ligjshme me militante! Investime elektorale, gjate fushates!

Policia ne sherbim te fushatës se Rames! Para te shumta ne shume familje te varfera, qe shpërndaheshin nga drejtues te institucioneve, naten!

Ndihma dhe çdo lloj shërbimi, ne shkëmbim te votës. Vaksina e Covid-19 ne funksion te votes! Pushtetin me çdo çmim! Zgjedhjet e bene, zgjidhje nuk ka!

MISIONI VAZHDON, NE NUK NDALOJME! Ne do te vazhdojme te luftojme, per demokracine, per lirine e votes dhe per nje Shqiperi Europjane!

PARTIA DEMOKRATIKE DEGA FIER dhe une personalisht si KRYETAR i saj, do te vazhdojme betejen nen drejtimin e KRYETARIT tone LULZIM BASHA!

Misioni i LULZIM BASHES, vazhdon, ne jemi ketu te gjithe bashke, ne nuk ndalojme ne do te vazhdojme betejen deri ne fitoren e Partise Demokratike! I ftojme te gjithe te na bashkohen! Pavaresisht se jane pak, por perseri vlejne!

Edhe ata qe gjate 8 viteve opozite, benin opoziten e opozites! Edhe ata qe nuk folen nje fjale te vetme kunder Rames!

Edhe ata qe u gezuan per rezultatin dhe kane si qellim te vetem te marrin drejtimin e partise! Edhe ata qe emerohen perkohesisht dhe interesoheshin me shume per ofiqet qe do te merrnin ne pushtetin e pritshem dhe jo punen qe duhej bere!

Edhe te ngjashmit e tyre ne deget rretheve! Keto zgjedhje nuk dhane zgjidhje, nuk jane te pranueshme! Misioni vazhdon me Lulzim Bashen, ne jemi bashke me te! MISIONI VAZHDON!”, shkruana Baçi.

Luan Baci-11

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *