Missisipi, shteti më pak i vaksinuar në SHBA

14:40 06/09/2021

Spitalet drejt kolapsit shëndetësor, pritet të nisë aplikimi i dozave përforcuese

Missipi, shteti më pak i vaksinuar në SHBA po përballet me një kolaps të sistemit shëndetësor në vend. Vendi po njeh një  rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital duke mbingarkuar punonjësit mjekësorë.

Ata janë të rraskapitur  nga ngarkesa e punës por edhe të zemëruar për shkak të refuzimit të qytetarëve  për tu vaksinuar. Ky vend ka vaksinuar  rreth 38% nga  3 milion banorë, një normë shumë e ulët e vaksinimit  e cila është përgjegjëse për rritjen e rasteve .

Autoritet shëndetësore në vend deklarojnë se është e rëndë të shohësh fytyrat e pacientëve kur ata kuptojnë se kanë bërë një gabim duke  zgjedhur të mos vaksinohen. Dezinformatat e vazhdueshme për koronavirusini kanë dekurajuar qytetarët të marrin një dozë të vaksinës .

Ndërkohë SHBA pritet  të nisë aplikimin e dozave përforcuese anti-Covid. Dr. Anthony Fauci tha se shpërndarja e dozës se trete të vaksinës Pfizer/BioNTech mund të fillojë këtë muaj. Shkencëtarët po debatojnë se sa imunitet kundër koronavirusit sigurojnë dozat përforcuese dhe nëse të gjithë të qytetarët amerikanë duhet t’i marrin ato.

Edhe shumë vende evropiane kanë nisur ofrimin e dozave të treta për qytetarët e tyre siç janë Franca, Italia dhe Qiproja. Aktualisht ,autoritetet shëndetësore në Spanjë po konsiderojnë të ndjekin politika të ngjashme.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *