Misteri i helmimit të Abramovich dhe 2 negociatorëve rusë

22:00 28/03/2022

Të tjera detaje janë publikuar në mediat ndërkombëtare për helmimin e dyshuar të miliarderit rus Roman Abramovich. Ai u raportua se kishte shfaqur simptoma të helmimit në bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, më herët gjatë këtij muaji. Bashkë me të, të prekur nga këto simptoma ishin edhe dy negociatorë ukrainas.

Lajmi u publikua nga Max Colchester i Wall Street Journal, së bashku me faqen investigative Bellingcat.

Vetë Colchester, duke folur për BBC tha se sipas website, dyshimet janë që helmi mund të jetë injektuar, por në doza të vogla, aq sa simptomat ishin mesatare dhe e patën të vështirë që të përcaktonin ekzaktësisht se çfarë kishte ndodhur.

Megjithatë, në një reagim për rastin, një zyrtar amerikan tha se nga të dhënat e inteligjencës, simptomat dyshohet se kanë ardhur më shumë për shkak të ambientit dhe jo helmimit.

Korrespondenti për Sigurinë i BBC, Frank Gardner, thotë se ky sugjerim është i çuditshëm.

Ai thotë se askush tjetër përveç Abramovich dhe dy negociatorëve ukrainas nuk u prekën nga këto probleme tejet serioze shëndetësore, që grupi i gazetarëve investigativë të Bellingcat doli në përfundimin e përdorimit të qëllimshëm të agjentëve kimikë.

“Nuk do të ishte aspak surprizë që SHBA do të donte të zbuste sugjerimet se kushdo, në veçanti Rusia, do të kishte përdorur armë kimike në Ukrainë, pasi kjo do të çonte në kundërpërgjigje, veprim shumë i hezituar për t’u ndërmarrë”, thotë korrespodenti i BBC./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com