Misteri i vetëvrasjeve të zyrtarëve të lartë të Gazprom/ Manjati rus gjendet i vdekur në një pishinë në Shën Petersburg! Humbjet e parave dhe konfliktet me partnerët

Një biznesmen i cili ka lidhje me Gazprom, gjigantin energjetik në pronësi të Kremlinit, është gjetur i vdekur në një pishinë.

The Times shkruan se vdekja ka ardhur si pasojë e një plagë me armë zjarri.

Ngjarja theksohet se ka ndodhur pranë Shën Petersburg.

61-vjeçari bëhet figura e pestë e industrisë së gazit ruse që vdes në rrethana të dhunshme gjatë këtij viti.

Yuri Voronov, 61 vjeç, drejtoi Astra Shipping, një kompani transporti që ka punuar me Gazprom në projektet e saj në Arktik.

Trupi i tij u zbulua në pishinën e një prone luksoze pranë Shën Petersburg.

Në vendngjarje janë gjetur edhe gëzhoja dhe një pistoletë. 

Ende nuk dihet se kujt i përkiste arma.

Ndërkohë  thuhet se pas pas humbjes së parave në konfliktet me partnerët e biznesit, Voronov kishte filluar të pinte shumë.

Kujtojmë se edhe Vladislav Avayev, një ish-zëvendës president i Gazprombank, dhe Sergey Protosenya, një menaxher i lartë në gjigantin rus të energjisë Novotek, u raportuan të dy se kishin kryer vrasje-vetëvrasje në muajin prill.

Avayev, 51 vjeç, thuhet se ka qëlluar gruan dhe vajzën e tij 13-vjeçare përpara se të qëllonte veten..

Trupat e tyre u gjetën brenda banesës së tyre në Moskë që kushtonte miliona paund.

Avayev dyshohet se ka kryer vrasjet pasi zbuloi se gruaja e tij ishte shtatzënë me fëmijën e shoferit të tij.

Ai raportohet se ka punuar në një kohë për administratën presidenciale ruse, megjithëse roli i tij i saktë është i paqartë.

Igor Volobuev, një tjetër nënkryetar i Gazprombank, tha se ai dyshonte se Avayev ishte inkuadruar.

Gazprom , i cili kontrollon Gazprombank, drejtohet nga Alexei Miller, një aleat prej kohësh i Presidentit Putin .

Burimet e saj të mëdha të gazit janë përdorur gjithnjë e më shumë si një armë politike në mes të luftës në Ukrainë dhe tensioneve të larta me vendet perëndimore.

Protosenya, 55 vjeç, dyshohet gjithashtu se ka vrarë gruan dhe vajzën e tij 18-vjeçare përpara se të vriste veten në shtëpinë e familjes në Spanjë.

Djali i tij, i cili nuk ishte në shtëpi gjatë ngjarjes, tha se nuk i besonte raportit zyrtar të policisë.

Vdekja e tyre erdhi pasi Leonid Shulman, kreu i shërbimit të transportit të Gazprom, u zbulua i vdekur në pronën e tij elitare pranë Shën Petersburgut në janar.

Shulman ishte nën hetim për mashtrim.

Në shkurt, Aleksandër Tyulakov, një tjetër zyrtar i lartë i Gazprom u raportua se kishte varur veten në një fshat aty pranë.

Edhe pse Rusia ka disa nga normat më të larta të vetëvrasjeve në botë për meshkujt, vdekjet e tyre kanë ngjallur dyshime se ata mund të kenë rënë në kundërshtim me shërbimet e sigurisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.