Mitsotakis-Johnson, marrëveshje tregtare dhe në fushën e energjisë

21:40 17/11/2021

Kreu i qeverisë britanike Boris Johnson ka vlerësuar rolin e Greqisë në Europën juglindore si faktor stabiliteti. Pavarësisht largimit nga BE britanikët rikonfirmuan rolin e tyre në zhvillimet në këtë rajon në zgjidhjen e konflikteve ndëretnike dhe bashkëpunimin ekonomik.

Gjatë vizitës në Londër Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka arritur që të avancojë më tej në marrëveshjen tregtare me Britaninë e Madhe lidhur me partneritetin energjetik mes të dy shteteve. Mitsotakis i ka renditur homologut Boris Johnson planet që të synojnë të nxisin prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër. Mitsotakis tha se do të bashkëpunohet me Mbretërinë e Bashkuar kur bëhet fjalë për shfrytëzimin e kapaciteteve te erës në det të hapur.

Marrëveshja greko britanike synon që të nxisë tregtinë, sigurinë dhe bashkëpunimin dixhital mes dy vendeve. Kuadri i hartuar duhet të jetë në gjendje të lejojë që të bëhen marrëveshje individuale në sektorë të ndryshëm si politika e jashtme, mbrojtja, tregtia dhe investimet, shëndetësia, arsimi, turizmi dhe çështjet detare. Kjo marrëveshje do të hapë mundësi të reja për tregtinë dhe investimet në të dy vendet, duke mundësuar bashkëpunim më të mirë midis bizneseve, investitorëve dhe industrisë, dhe bazohet në bashkëpunimin e fortë të sigurisë dhe mbrojtjes.

Boris Johnson tha se britanikët janë liderë globalë në transportin detar, kështu që u bëri thirrje pronarëve të anijeve që të jenë në ballë të tranzicionit të gjelbër duke investuar më shumë fonde në të ardhmen e transportit të qëndrueshëm.

Një çështje tjetër e ngritur nga qeveria greke është ajo e kthimit në Muzeun e Akropolit në Athinë e Skulpturave të Parthenonit që për më shumë se 200 vite më parë mbahen në Muzeun Britanik.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.