Mitsotakis: Së shpejti do të shkruajmë fundin e pandemisë me armën e vaksinimit

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në fjalimin e mbajtur në Bashkimin e 13-të Botëror Ndërparlamentar të Helenizmit u shpreh se së shpejti do të shkruajmë epilogun e pandemisë me armën e vaksinimit

“Ne po kapërcejmë çdo provë me armë krijimtarinë e grekut dhe së shpejti do të shkruajmë epilogun e pandemisë me armën e vaksinimit” theksoi kryeministri.

“Së shpejti ne do të hapim një kapitull të ri të titulluar” Greqia 2.0, me një plan që do të na sjellë në vendet e para të rritjes në Evropë “shtoi zoti Mitsotakis dhe u kërkoi emigrantëve të zgjedhur të qëndrojnë pranë Greqisë. “Vendi juaj ka nevojë për ju pranë tij” , tha ai

Kryeministri iu referua situatës aktuale të  pandemisë  dhe agresionit turk kundër Qipros dhe vënien në dyshim të të drejtave të Greqisë nga vendi fqinj dhe  vlerësoi rolin e emigrantëve në mburojën ndërkombëtare kundër Turqisë për të mbrojtur sundimin e ligjit.

Puna u hap nga Presidenti i Qipros, Nikos Anastasiadis, i cili iu referua lëvizjeve të paligjshme dhe të papranueshme, siç tha ai në mënyrë karakteristike, lëvizjeve të Tajip Erdogan në Territoret e Pushtuara. Në këtë kontekst, ai sqaroi se në asnjë rast nuk do të pranojë kurrë dy shtete, siç kërkon Turqia, dhe theksoi nevojën për unitet të helenizmit, në mënyrë që t’i japë fund pushtimit dhe ndarjes së Megalonisos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *