Mitsotakis takim me Netanyahun: Greqia mbështet të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje

mitsotakis takim me netanyahun greqia mbeshtet te drejten e izraelit per vetembrojtje

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis takoi presidentin e Izraelit, Benjamin Netanyahu në Tel Aviv paraditen e sotme.

Netanyahu shprehu vlerësimin e tij për solidaritetin e treguar nga qeveria greke dhe populli grek në Izrael ndaj Mitsotakis në takimin që patën mëngjesin e së hënës në Jerusalem, shkruan Protothema.gr. Nga ana tjetër, kryeministri grek nënvizoi të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje sipas ligjit ndërkombëtar. Ai përsëriti nevojën për të mbrojtur civilët, për të liruar izraelitët e mbajtur peng nga Hamasi dhe për të shmangur një krizë humanitare.

“Keni mbështetjen tonë! Ne do vazhdojmë t’ju ndihmojmë  dhe shpërejmë që çfarëdo që të ndodhë të mos shkaktojë kosto të mëdha humanitare”, tha Mitsotakis.

Dialogu Mitsotakis-Netanyahu:

Netanyahu: Jam shumë i lumtur që ju shoh këtu. Unë gjithmonë them se gjëja më e mirë përveç qëndrimit me Izraelin, është të jesh në Izrael. Unë e vlerësoj solidaritetin tuaj, qeverinë tuaj dhe popullin grek, në këtë orë të errët për ne. Është një betejë e qytetërimit kundër barbarisë. Ne jemi në anën e qytetërimit dhe të gjithë duhet të bashkohemi kundër Hamasit, që është Shteti Islamik (ISIS).

Mitsotakis: Faleminderit shumë zoti kryeministër. Unë vij këtu jo vetëm si një aleat, por si një mik i vërtetë. Ajo që ndodhi ishte vërtet e tmerrshme. Që në momentin e parë, Greqia mbrojti dhe mbështeti të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, sipas ligjit ndërkombëtar. Ne bëmë një dallim shumë të qartë midis Hamasit dhe popullit palestinez. Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim dhe shpresojmë se çfarëdo që të ndodhë duhet të ndodhë pa kosto të mëdha humanitare. Ju mund të mbështeteni në mbështetjen tonë, ndihmën tonë.

Netanyahu: Faleminderit, miku im.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts