Mjekët të shqetësuar nga transmetueshmëria e lartë, shënohen 14 viktima nga varianti Omicron në Britani

Situata epidemiologjike në Britani vijon të mbetet shqetësuese. Mjekët janë në alarm për shkak të përhapjes së variantit Omicron.

Aktualisht janë regjistruar 14 viktima nga varianti Omicron dhe 129 persona janë të shtruar në spital.

Nënsekretarja e Shëndetësisë në Britani, Gillian Keegan theksoi se qeveria nuk do të hezitojë të vendosë kufizime të mëtejshme për shkak të COVID.

Nga ana tjetër kryeministri, Boris Johnson tha se para Krishtlindjeve nuk do të ketë kufizime të reja, pavarësisht se shtoi se situata është jashtëzakonisht e vështirë, ndërsa la të kuptohej se pas Krishtlindjeve mund të mendohet për masa të reja.

Që nga fillimi i pandemisë Britania ka regjistruar 11,542,143 raste të reja me koronavirus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.