“Mjekëve u kanë ndërruar jetë prindërit në spital, të nesërmen…”/ Najada Çomo tregon momentet e vështira në punë: Çfarë bëjmë që të mos na shohin të përlotur

Kandidatja për deputete e PS në qarkun e Tiranës, Najada Çomo ka treguar momentet më të vështira në punë, gjatë periudhës së pandemisë.

najada como

Mjekja Çomo, e cila është edhe shefja e Spitalit Infektiv në Tiranë shprehet se puna në spital nuk ka pasur orar, madje ajo tregon momentet kur mjekëve u kanë vdekur të afërmit e tyre në spital dhe përsëri të nesërmen i është dashur të shkojnë në punë.

“Të duket sikur je i fortë, por ndërkohë ti vrapon ta mbyllësh celularin shpejt që të mos të kapin të përlotur. Shpesh ka ndodhur që ata nuk e shikojnë që unë apo kolegë e mbyllim telefonin vetëm që mos dëgjojnë zërin tonë duke lotuar. Këto janë momente të trishta. Momente të tjera janë kur kolegeve tona doktoresha i kanë ndërruar jetë prindërit në spital. Ato janë dashur të jenë përsëri në punë të nesërmen.

Ndonjëherë mendon se ku e gjen forcën ky njeri që ka humbur nënën, babain, vëllain. Pacienti nuk e di që mjeku apo infermieri ka humbur njeriun e dashur”, tha mjekja Çomo.

Thotë se forcën dhe mbështetjen e gjen tek familja.

“Unë në raportet familjare jam shumë e shkëputur. E kam gjetur mirëkuptimin e bashkëshortit dhe të vajzës. Unë jam non stop në punë. Pa suportin e familjes është vështirë të t’ia dalësh në punën që ke”, tha ndër të tjera Çomo.

Mjekja Çomo është një nga 6 kandidatët, që u prezantua sot nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *