“Mjerë ne të shkretët me këtë qeveri”- Noka viziton familjen që jeton në çadër: Do ta ndryshojmë realitetin që nesër të të ndërtohet shtëpia!

Drejtuesi politik për zonën e Vorës, Flamur Noka, vizitoi, sot, familjen Muça, që jeton në çadër, që prej tërmetit të shtatorit 2019.

 NOKA !

“Të kalosh dy dimra në çadër nuk është e lehtë. Të jetosh me 2 fëmijë, me burrë të sëmurë, me fëmijë të sëmurë, është shumë e vështirë. Me këtë qeveri që është, mjerë ne të shkretët” – u shpreh kryefamiljarja.

Problemet e familjes Muça nuk mbarojnë tek jetesa në çadër prej gati 2 vjetësh. Kryefamiljarja tregon e revoltuar sesi me fëmijën e sëmurë, e kanë sorollatur pa i dhënë kempin.

Që prej 2019-ës më thonë hajde sot, e hajde nesër, por nuk ma kanë dhënë. Unë duhet të rri gjithë kohës pas fëmijës. Më vdiq babai dhe nuk shkova dot në mort prej fëmijës”– u shpreh kryefamiljarja.

Flamur Noka e siguroi se me votën për ndryshimin në 25 prill, do të kemi një qeverisje njerëzore, që u shërben njerëzve dhe u japin atë që meritojnë.

“Në realitetin 3D të Edi Ramës, ti jeton në shtëpi, por në të vërtetë askush nuk do t’ia dijë për ty dhe jeton akoma në çadër. Do ta ndryshojmë, që nesër të të ndërtohet shtëpia, që shteti të mos tallet më as me ty dhe as me qytetarët e tjerë. Ne sot jemi të bashkuar për ta ndryshuar këtë vend. Kërkojmë mbështetjen tuaj që nesër të jetosh në mënyrë dinjitoze”- tha Flamur Noka.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *