Mjeti humb kontrollin dhe hyn në një panair makinash, 5 të plagosur në Gjermani

mjeti humb kontrollin dhe hyn ne nje panair makinash 5 te plagosur ne gjermani

Ngjarje e rëndë në Gjermani. Pesë persona u plagosën kur një makinë u përplas me turmën në një ekspozitë makinash klasike në Hannover të shtunën, tha policia dhe departamenti i zjarrfikësve. Shfaqja e makinave po zhvillohej në Schützenplatz, një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh që përdoret për ngjarje.

Sipas policisë, shkak i aksidenti dyshohet se është bërë një defekt në makinë.

Zëdhënësi i policisë Dennis Schmitt tha se nuk kishte prova për një lidhje me terrorizmin dhe makina u konfiskua për inspektim. Dëshmitarët thanë se shoferi ishte i tronditur kur doli nga automjeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts