Mocioni i censurës i SYRIZA-s kundër qeverisë u rrëzua me 156 vota

mocioni i censures i syriza s kunder qeverise u rrezua me 156 vota
mocioni i censures i syriza s kunder qeverise u rrezua me 156 vota

08:14 31/01/2022

Qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit në parlament, të thirrur nga lideri i partisë më të madhe opozitare, Syriza.

Mocioni i Syriza-s u thirr pas kaosit të krijuar në kryeqytet pas një stuhie dëbore para disa ditësh që la mijëra njerëz të bllokuar për më shumë se 24 orë mes borës e temperaturave të ulëta dhe qindra mijëra shtëpi pa energji elektrike duke shkaktuar zemërim të opinionit publik.

Pas shumë debatesh të zjarrta, prej tre ditësh nga deputetët e të gjitha forcave politike, nga 299 të pranishmit në sallë,  156 ligjvënës të grupit parlamentar të partisë në fuqi kanë votuar kundër këtij mocioni, ndërsa 142 deputetë, të gjithë të partive të opozitës, bashkë me partinë Syriza kanë votuar pro. Një deputet i pavarur ka abstenuar.

Gjithsej votuan 299 deputetë. Kundër mocionit të mosbesimit votuan 156 deputetët e PD-së, pro 142 deputetëve të opozitës, ndërsa “prezent” pati edhe nga deputeti i pavarur Konstantinos Bogdanos. Në votim ka munguar zonja Marietta Giannakou, e cila ndodhet në spital me një problem të rëndë shëndetësor.

I ka paraprirë një përballje e ashpër mes Kyriakos Mitsotakis dhe Alexis Tsipras, që i dha fund diskutimit treditor të mocionit të mosbesimit të SYRIZA kundër qeverisë.

Terreni për përballjen mes kryeministrit dhe kreut të opozitës zyrtare kishte hapur incidenti i ashpër i Pavlos Polakis dhe Adonis Georgiadis kur deputeti i SYRIZA sulmoi verbalisht ministrin e Zhvillimit.

Në fjalën e tij, kryeministri e cilësoi si “të turpshëm” dhe “ngërç” mocionin e censurës së SYRIZA-s, ndërsa vlerësoi se përdorimi i armës më të fuqishme parlamentare nga opozita kryesore zbulon ngërçin politik dhe të brendshëm të zotit Tsipras

Kryeministri i përgjigjet kritikave të Alexis Tsipras – “Kërkimin e faljes nuk e kuptuan ata që nuk e shqiptuan kurrë”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts