“Model i guximit dhe luftës për liri”/ Ministrja Spiropali takon udhëheqësen e opozitës bjelloruse: Shqipëria qëndron krah popujve që vuajnë tiraninë





elisaspiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka takuar udhëheqësen e opozitës së Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Spiropali shkruan se politikania bjelloruse është model i guximit dhe luftës për liri.

Ministrja thotë se Shqipëria qëndron krah Bjellorusisë dhe popujve që vuajnë tiraninë, por luftojnë për demokraci dhe kërkojnë një të ardhme të sigurt.

Postimi i Elisa Spiropalit:

Me gruan e fortë dhe kurajoze, udhëheqësen e Lëvizjes për Demokraci në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya. Biseda me zj.Tsikhanouskaya ishte frymëzuese. Ajo është model i guximit dhe luftës për liri të popujve që vuajnë nën regjime shtypëse.

Politikane që qëndroi, kandidoi dhe inspiroi bashkëkombësit e saj, për të kërkuar demokraci, duke luftuar për zgjedhje të lira, për të drejtat e qytetarëve, lirinë e medias, respektimin e dinjitetit njerëzor përballë një regjimi që ka arrestuar dhe dëbuar me mijëra qytetarë dhe aktivistë. Shqipëria qëndron krah Bjellorusisë dhe popujve që vuajnë tiraninë, por luftojnë për demokraci dhe kërkojnë një të ardhme të sigurt nën shembujt e rojtarëve të demokracisë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *